Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Socialistët bëhen gati të shkarkojnë Veliajn. Avokatët e tij do ta kundërshtojnë në Kushtetuese

10:36 / September 17, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1735293957xveliaj 321
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë thirrur të mblidhen më datën 17 Shtator në orën 5 pasdite, në selinë e Partisë Socialiste, për të zhvilluar mbledhjen e grupit të këshilltarëve socialistë. Edhe pse nuk bëhet e ditur axhenda, natyrisht që temë diskutimi do të jetë vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Vendimi, i cili do të jetë një mekanizëm politik për krijimin e mundësisë për zgjedhje të reja, mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi zoti Veliaj është ende në paraburgim dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë që të provojë fajësinë e tij.

Burime nga ekipi i avokatëve të huaj të zotit Veliaj thonë se ai do të ankimojë vendimin, pasi është në procedurë e sipër për ta çuar çështjen në Strasburg, dhe një vendim i tillë humbet integritetin e procesit.

Sipas precedentit të Fredi Belerit, këshilli bashkiak nuk mund të vihet në lëvizje për shkarkim për shkak të mungesës në detyrë, pasi mungesa në detyrë është jo e vullnetshme dhe buron nga masa e paraburgimit. I njëjti precedent u përdor dhe për mosheqjen e mandatit të ish-kryeministrit Berisha, gjatë arrestimit të tij shtëpiak.

avokate bashki Erion Veliaj kundershtim socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.