Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

22-vjeçari që vrau Charlie Kirk, partneri: Më tha që u mbush kupa me urrejtje

18:51 / September 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 17 184658
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tyler Robinson i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk, ka lënë pas një sërë mesazhesh për partnerin e tij. Zbulimet u bënë publike kur Prokurori i Qarkut, Jeff Gray shpalli 7 akuza ndaj që rëndojnë ndaj Tyler Robinson. Më e rënda është akuza për vrasje, e cila mund t’i shkaktojë të riut dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor.

Sipas Jeff Gray, shoku i dhomës i Tyler, i cili është në proces tranzicioni nga burrë në grua dhe me të cilin ai kishte një lidhje romantike, mori një mesazh nga 22-vjeçari më 10 shtator, pas vrasjes së Charlie Kirk në universitetin Utah Valley në Orem, ku shkruhej: ”Shih poshtë tastierës sime”. Shoku i dhomës gjeti një shënim që shkruante: ‘‘Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe e bëra”.

Shoku i dhomës e pyeti 2 herë partnerin nëse e kishte seriozisht dhe Tyler i tha se po dhe se ishte penduar që e përfshiu në këtë ngjarje, pasi kishte në plan ta mbante vrasjen sekret deri në vdekje. I pyetur pse e vrau aktivistin e ekstremit të djathtë, Tyler dyshohet se u përgjigj: ”M’u mbush kupa me urrejtjen e tij. Me disa lloje urrejtjesh nuk mund të bëhet kompromis”.

Tyler dyshohet se nisi t’i dërgonte mesazhe shokut të dhomës ndërsa ishte ende në Orem dhe kishte ndërmend të merrte armën e familjes, të cilën më vonë e përdori për të vrarë Charlie Kirk. Ai përshkroi ankthin që përjetoi për ta marrë dhe fshehur armën, si dhe më te se ishte i shqetësuar për gjurmët që kishte lënë. Në fund, i tha partnerit se do të dorëzohej, pasi prindërit e identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe një sherif, mik i familjes e bindi të dorëzohej.

amerika Charlie Kirk Tyler Robinson
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.