Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Liridona Ademjat, mbahet sot gjyqi për ish-bashkëshortin e saj

11:00 / September 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1f4a3623 1df9 4647 9cd1 925c5962484e sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen ish-bashkëshortes së tij e Liridona Ademajt, i ka bërë disa pyetje ekspertit të psikiatrisë forenzike, Shpend Haxhibeqirit, i cili ka kryer ekzaminimin psikiatrik të tij, gjatë seancës gjyqësore që po mbahet sot.

Naim Murseli: Në media kanë qarkulluar gjithëçfarë tituj që ekzaminimi thotë se Naim Murseli ka qenë në gjendje të aftë kur e ka kryer vrasjen. A e kam pranuar ndonjëherë veprën të cilën e kam bërë, të cilën prokuroria pretendon se e kam bërë.

Prokurorja: Lëndë e kësaj dëshmie është raporti të cilin e kemi pranuar nga IM dhe jo nga mediat. Të parashtrojë pyetje që kanë lidhje me raportin. Prandaj i propozoj gjykatës që këso lloj pyetjesh që nuk janë të lejuara me ligj.

Shpend Haxhibeqiri: Dua të informoj trupin gjykues dhe opinionin publik që ne nuk e kemi shpërndarë raportin, pasi që aty ka të dhëna shumë sensitive të jetës dhe të zhvillimit psiko-soical të klientit NM në asnjë moment dhe asnjë rresht të ekspertizës sonë nuk është deklaruar kjo që e cek z. Murseli.

Naim Murseli: Gjatë bisedave tona, a e kam pranuar fajësinë për veprën penale apo e kam mohuar dhe treguar versionin tim.

Leotrim Syla: Konsideroj që kjo pyetje është e palejueshme me ligj e para besoj që vetë I pandehuri duhet me e kuptu rrezikun e vetinkriminimi, konsideroj ë është në kundërshtim me etikën e ekspertizës, besoj se kjo çështje në asnjë mënyrë nuk do të dilte në raport dhe as në këtë seancë sepse është çështje penale dhe se deklarata të dhëna në kuptim penal, merren me kufizime dhe rezerva dhe konsideroj se nuk duhet të vihet në këtë pozitë

Shpend Haxhibeqiri: Gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytjen që I njëjti a e ka kryer veprën apo jo, pasi që nuk është detyrë e jona, është detyrë e prokurorisë që ta zbulojë. Por është e vërtetë që I njëjti gjatë deklarimit që ka mohuar që ka kryer vrasjen.

Leotrim Syla është avokati i familjes së Liridona Ademajt, Prokurorja është Javorka Prelinceviq, Shpend Haxhibeqiri neuropsikiatër pranë Institutit të Psikiatrisë Forenzike në Kosovë.

ademaj gjyq liridona Naim Murseli Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.