Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Barazia gjinore, prioritet i Shqipërisë

21:28 / September 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b93df2fe a5c8 44cf 8cfc cdb80b2b1941
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, organizuar me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit u bëri thirrje vendeve anëtare që të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kreu i shtetit nënvizoi se, pavarësisht angazhimeve të ndërmarra që nga Konferenca e Pekinit e vitit 1995, progresi në barazinë gjinore mbetet i ngadalshëm, madje në disa fusha është shënuar regres.

“Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime financiare, të forcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme e transformuese”, tha ai.

Duke ndarë përvojën shqiptare me liderët botërorë, Presidenti përmendi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra në vend, rritjen e buxhetit dhe fondeve për barazinë gjinore, si edhe fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje.

Sipas tij, këto hapa kanë bërë që barazia gjinore të kthehet në një element thelbësor të shoqërisë shqiptare.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu se Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare në kuadër të Agjendës së Veprimit Pekin+30: eliminimin e dhunës ndaj grave dhe zgjerimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë.

“Barazia gjinore është faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët”, u shpreh Presidenti Begaj. Takimi i këtij viti në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimeve, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim, duke synuar reflektimin mbi arritjet dhe sfidat që vazhdojnë të shoqërojnë barazinë gjinore në nivel global.

barazi begaj gjinore okb shqiperise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.