Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

EULEX dislokon njësitë speciale në Kosovë

16:41 / September 23, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1758638199xwhatsapp image 2025 09 23 at 42603 pm 296
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë e ka forcuar kapacitetin e tij për të kontribuar në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të ardhshme komunale, përmes dislokimit të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR), të cilët e përbëjnë Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it.

Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e udhëhoqi ceremoninë zyrtare, ku morën pjesë Ambasadorët e shteteve kontribuese në EUROGENDFOR, për t’i mirëpritur policët shumë të specializuar dhe të aftë të EUROGENDFOR-it, të siguruar nga pesë forcat pjesëmarrëse: Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Xhandarmëria Mbretërore e Holandës, Xhandarmëria Ushtarake e Polonisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë.

NJPSR-ja do ta dyfishojë aftësinë operacionale të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS), e cila sigurohet tërësisht nga Policia e Polonisë, për ta përmbushur mandatin e Misionit për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe rolin si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme. Gjatë periudhës së dislokimit të tyre, NJPSR-ja do të kryejë patrullime të dukshme duke rritur vetëdijesimin e Misionit për situatën dhe duke siguruar ndërveprim të plotë me NJPS-në, si dhe me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

Duke i shprehur mirëseardhje NJPSR-së, Barbano theksoi: “Si Njësi Policore e Specializuar Rezervë, ju mishëroni aftësinë e EULEX-it për t’u forcuar në çdo kohë dhe në çdo vend. Forca juaj qëndron në lëvizshmërinë tuaj dhe në gatishmërinë për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtër. Ju jeni forca e Misionit që mund t’i përshtatet ndryshimit të rrethanave, të reagojë shpejt ndaj incidenteve duke e mbështetur NJPSR-në brenda mekanizmit të sigurisë me tre nivele në Kosovë, duke siguruar që rendi publik do të ruhet: prania juaj tregon se EULEX-i është i pajisur jo vetëm për të monitoruar dhe këshilluar, por edhe për të vepruar, me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, kur rrethanat e kërkojnë këtë”.

“Jam krenar të shpall sot kapacitetin tuaj të plotë operacional”, përfundoi Barbano. Ky është dislokimi i gjashtë i NJPSR-së së EULEX-it që nga marsi i vitit 2022. EULEX-i është Misioni civil më i madh i dislokuar ndonjëherë në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të Bashkimit Evropian. Misioni i tij i përgjithshëm është t’i mbështesë institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane, përmes aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit. EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX i dyti, kurse misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti.

EULEX Kosova Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.