Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

09:38 / September 25, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirana ndertime apartamente 1 1171
Albania Tirana capital summer colors panormaic view, clouds
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritja ishte disi më e ulët për Tiranën. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 5.1% ndaj periudhës paraardhëse dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.

Kjo tregon se efektin kryesor në rritjen e çmimeve duken ta kenë dhënë zonat bregdetare të vendit. Edhe çmimet e qirasë, sipas agjentëve, kanë shënuar rritje gjatë periudhës, megjithëse Banka e Shqipërisë nuk ofron matje konkrete në shifra. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Sipas tyre, kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.

Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive, për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë. Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar. Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 6%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e kryeqytetit, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 21%.

Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët tregoi përmirësim lehtë ndaj periudhës paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -2%, ose pothuajse neutrale. Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi. Megjithatë, koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 11.6 muaj, nga 9.3 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Rritja u përcaktua nga kryeqyteti dhe zonat jashtë bregdetit, ndërsa në zonat bregdetare tendenca ishte e kundërt. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u rrit ndjeshëm në 11.1, nga 7.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare ra në 8.7, nga 10 muaj. Për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke u rritur në 12.8, nga 11.6 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 62% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës. Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2025, rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë, krahasuar me 18% për gjashtëmujorin e mëparshëm. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së, nga 77% të raportuar në gjashtëmujorin e mëparshëm. Megjithatë, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit.

Pritjet për të ardhmen tregojnë se agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet). Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës./Monitor

blerje bsh cmim indeks Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.