Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Farmacistët kërkojnë rregull: Barnat mos shiten nga jo-farmacistë, të vihet kriter distanca mes farmacive

20:40 / September 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
farmaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Botërore të Farmacistit, i cili ka një rol jo pak të rëndësishëm si hallka ndërmjet mjekut dhe pacientit, kërkohet rishikimi i ligjit në mënyrë që farmacisti të mos shihet thjesht si shitës barnash, por të zgjerohet gama e shërbimeve që mund të ofrojë.

Përveç matjes së tensionit apo glicemisë, ai mund të kryejë edhe teste apo të japë këshilla ushqimore, pasi curricula e tyre mësimore ua lejon këtë.

Prof. Dr. Ledjan Malaj nga Departamenti i Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë thotë: “Një farmacist mund të bëjë terapi të personalizuar. Farmacisti njeh barin dhe mund të zgjedhë vetë cili është bari më cilësor për pacientin. Mjeku duhet të merret me patologjinë dhe mjekimin. Një farmacist mund të kryejë teste ose të mbledhë të dhëna për sëmundshmërinë në vend, pasi është më afër pacientit dhe aksesohet më lehtë.”

Urdhri i Farmacistëve kërkon që të ndërhyhet menjëherë për të rivendosur kriterin e distancave ndërmjet farmacive.

Dëfrim Goma, President i Urdhrit të Farmacistëve shprehet: “Duhet të marrë fund që barnat të tregtohen nga jo-farmacistë. Të vendoset kriter distance, pasi në çdo pallat ke nga tre farmaci. Farmacisti duhet të marrë një fee për shërbimet ekstra që ofron.”

Urdhri i Farmacistëve këtë ditë ia ka dedikuar të moshuarve, duke dhuruar pajisje si matës tensioni, matës glicemie, oksimetër dhe disa barna OTC në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, si edhe për qytetarët që janë afruar në dy stenda të vendosura në shesh.

barnat farmacistet farmacive kerkojne rregull
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.