Një 44-vjeçar italian është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e quajtur “Dilan”, Viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
