Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet për Tiranën, Shehaj: Nuk mbështesim asnjë kandidat të PD

18:09 / September 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759159910 agronshehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon avazi në PD, ku janë në negociata me partitë opozitare për të gjetur kandidatin e duhur për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës dhe 5 bashkive të tjera. Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, thotë se ai ka vetëm një kusht. Për të partia Mundësia do të bashkëpunojë dhe do të ulet në tryezë me Partinë Demokratike vetëm nëse gjendet një kandidat i përbashkët dhe jashtë partive politike. Ai tha qartë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Partisë Demokratike.

”Ne kemi mbajtur një qëndrim dhe kemi thënë që ka vetëm një mënyrë për të fituar zgjedhjet në Tiranë, dhe e vetmja mënyrë është e gjithë opozita të ketë një kandidat që vjen nga jashtë partive politike. Jemi të bindur që kjo është e vetmja mënyrë për të fituar zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Nuk kemi marrë një përgjigje të prerë nga Partia Demokratike nëse është apo nuk është për një alternativë të tillë. Tani na kërkohet që të futemi në negociata. Para se të fillojmë çdo lloj negociate, është shumë e rëndësishme që PD të thotë është apo nuk është për një kandidat të tillë. Dhe nuk mund të luajë me dy porta duke thënë edhe jemi edhe nuk jemi.

Ne kemi disa alternativa, shumë të mira, që jam i bindur që mund të fitojnë përballë kandidates së Partisë Socialiste që të gjithë e dinë që ka dosje në SPAK sepse ka abuzuar me paratë e qytetarëve shqiptarë. Thjesht, PD-ja të ndajë mendjen, nuk mund të ulemi në negociata pa ditur çfarë po negociojmë. Nëse duan të dinë nëse ne do mbështesim një kandidat të PD, është e kot që ulemi në negociata.

Përgjigjia është jo! Nëse janë të gatshëm dhe kanë ndarë mendjen që të kandidojnë një përfaqësues të opozitës që të bashkojë opozitën dhe që të marri vota përtej votave të partive opozitare, absolutisht dakord. Jo vetëm që kemi dakord, por jemi të bindur që kjo është e vetmja mundësi. Ky është një fillim, le ta fillojmë me Bashkinë e Tiranës. Le të tregojmë që mundet Edi Rama”, u shpreh Agron Shehaj.

Agron Shehaj PD Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.