Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Neni 115 i Kushtetutës ia lidh duart Begajt dhe ia zgjidh Berishës…

19:55 / September 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Kandidati i fundit që përzgjodhi Berisha të garonte për kryebashkiak të Tiranës (Këlliçi) e humbi keqazi garën (me pothuaj 60 mijë vota diferencë). Dhe deri para se Erion Veliaj ta paraqiste ankesën në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit të tij nga Këshilli i Ministrave, Berisha kishte hallin e madh se i duhej të përzgjidhte shpejt një kandidat tjetër për të garuar në Bashkinë Tiranë – ndërkohë që dy politikanët e PD-së me potencialin më të madh për ta ngushtuar diferencën e mësipërme kishin deklaruar publikisht se nuk do të futeshin në garë…

Prandaj, kur u publikua lajmi se Veliaj e kishte paraqitur ankesën në Gjykatën Kushtetuese, Berisha mori frymë i çliruar dhe e lavdëroi publikisht politikanin që e kishte sharë pa pushim në 12 vjetët e fundit. Dhe ky gëzim i Berishës i ka rrënjët në nenin 115 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili në mënyrë taksative sanksionon pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e një të zgjedhuri vendor me votat drejtpërdrejt nga popullsia vendore. Ja si shprehet konkretisht neni 115 në pikën 2 të tij: “Organi [i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore] i shpërndarë ose i shkarkuar [nga Këshilli i Ministrave] mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.”

Pikërisht ky nen i Kushtetutës, deri në përfundimin e çështjes Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, ia lidh duart kushtetueshmërisht Presidentit Begaj për dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë. Sepse Presindenti i Republikës nuk mund ta shkelë dot Kushtetutën e saj…

Nga ana tjetër, neni 115 ia zgjidh duart Berishës për të bërë lëvizje të nëndheshme në funksion të zvarritjes sa më të gjatë të shqyrtimit të ankesës së Veliajt në Gjykatën Kushtetuese (relatorja e çështjes është Sonila Bejtja, e emëruar si gjykatëse kushtetuese nga ish-Presidenti Meta dhe e mbrojtur vazhdimisht nga mediat pranë Berishës).

Synimi maksimal i Berishës është që shqyrtimi i ankesës së Veliajt të zgjasë deri në 18 muaj, në mënyrë që zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të zhvillohen në të njëjtën datë me atë të 60 bashkive të tjera. Në pamundësi të arritjes së këtij synimi maksimal, ai do të ishte i kënaqur edhe me zvarritje sa më të gjatë të procesit në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që zgjedhjet në Bashkinë Tiranë të zhvillohen sa më larg 11 majit, ditës gjëmëmadhe kur pësoi humbjen më të madhe elektorale qysh nga 1997-ta…

begajt kushtetutes lidh duart neni 115 zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.