Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Skuadra e njohur europiane ngec në aeroport përpara ndeshjes së Champions-it në transfertë

22:46 / September 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroport
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sporting Lisbon përballet me vështirësi logjistike para ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, pasi një problem teknik me avionin ka shkaktuar vonesë të konsiderueshme në udhëtimin drejt Italisë.

Ekipi portugez ishte në aeroport për të hipur në fluturimin e planifikuar rreth orës 14:30 nga Lisbona, por procesi u bllokua, duke detyruar klubin të rishqyrtojë të gjithë logjistikën dhe të anullojë aktivitetet mediatike të parashikuara, përfshirë konferencën për shtyp të trajnerit Rui Borges.

Fillimisht, Sporting pritej të mbërrinte në Napoli rreth orës 18:00, por vonesa ka bërë që udhëtimi të rishikohet dhe nuk përjashtohet që të kryhet në mëngjesin e ditës së ndeshjes në Stadio Diego Armando Maradona. Sipas mediave portugeze, kompania ajrore po punon për të transferuar fluturimin në një linjë tjetër ajrore për të përfunduar udhëtimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Edhe pse konferenca për shtyp u anulua, trajneri Borges foli për Sport TV dhe theksoi motivimin e skuadrës: “Ekipi ndihet mirë, ata duan të luajnë dhe të bëjnë një performancë më të mirë se të shtunën kundër Estorilit. Jemi pak të frustruar që nuk luajtëm aq mirë sa në ndeshjet e mëparshme. Do të jemi super të motivuar sepse është Liga e Kampionëve dhe sepse do të përballemi me kampionët italianë.”

Rui Borges shtoi se vetëm dy lojtarë do të mungojnë për ndeshjen kundër Napolit, Daniel Braganca dhe Nuno Santos, ndërsa sulmuesi Diomande do të thirret, por nuk do të fillojë në formacion.

“Kush është favoriti? Dy ekipe të nivelit të lartë do të përballen me njëra-tjetrën, nuk e di. Nga ana jonë, ne jemi gati dhe shumë të motivuar,” përfundoi trajneri portugez.

aeroport CHAMPIONS ndeshja problem skuadra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.