Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama poston pamjet: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ

16:25 / October 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 01 162330
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tregon se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ. Në pamjet e publikuara nga Rama, oficerja e sigurisë e shkollës ”Kosova” në Tiranë, ka deklaruar se roli i oficerit të sigurisë është i rëndësishëm në shkolla, pasi monitoron dhe shmang incidentet dhe situata të rrezikshme mes nxënësve. Po ashtu ajo tha se falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsitmit dhe Ministrisë së Brendshme, tashmë shkollat kanë suportin e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake.

“Kryesisht në punën tonë, e cila fillon në orën 7 e 30, ne monitorojmë hyrjen e nxënësve në shkollë dhe njihemi me prindërit në këtë mënyrë. Në mëngjes bëhet mbledhja e celularëve nga mësuesit kujdestarë. Unë kaloj nëpër klasa dhe pyëes nëse janë dorëzuar të gjitha celularët. Oficeri i sigurisë, monitorin gjithë territorin, oborrin, palestrën ambientet ku bëhet pushimi i madh dhe territorin jashtë shkollë Falë Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit, jemi trajtuar mbi çështjen e sigurisë së fëmijëve të shkollës. Ne kemi suportin e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake. Të dyja monitorojnë mbarëvajtjen e procesit të mësimit. Besoj se vërtetë se roli i oficerit të sigurisë në shkolla, ka sjellë ndryshim jo vetëm në monitorim por edhe në parandalim të incidenteve dhe situata të rrezikshme”, tha oficerja e sigurisë e shkollës Kosova.

Kreu i qeverisë, thekson se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të bëjnë bëjnë edhe monitorimin e hapësirave brenda perimetrit të shkollave. ”Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online. Falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike, ku suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme”, shkruan Rama.

oficerë Rama shkolla kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.