Prej ditës së sotme testi teorik për të marrë një patentë të klasit B është rifreskuar. Sipas njoftimit të vetë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, janë eliminuar 1199 fjali ngatërrestare, dhe janë korrigjuar 1848 fjali me gabime.
Testi i ri do të jetë më korrekt, më i kuptueshëm dhe më praktik. Sipas DPSHTRR, testi teorik për leje drejtimin e autoveturave (klasi B), është rishikuar nga grupet e interesit si shoqatat e autoshkollave dhe autoshkollat që nuk janë pjesë e shoqatave, specialistë të fushës, ekspertë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
‘Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë!”, thuhet nw njoftimin e DPSHTRR.
Por cilat ishin disa nga pyetjet e çuditshme që përmbante testi e që jo rrallë shaktonin konfuzion tek aplikantët për leje drejtimi të klasit B. Shihni më poshtë:
Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë….
Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….
Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…