Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mungesa e Ramës në OKB, Berisha: Ndoshta e priste FBI në aeroport

14:38 / October 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1759493142xwhatsapp image 2025 10 03 at 12147 pm 762
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është i kapur nga kartelet e drogës. Komentet i bëri përmes një deklarate për mediat, ku vuri në dukje mos-pjesëmarrjen e Ramës në takimin e organizuar në OKB, teksa tha se atje ishte prezent edhe Presidenti i Iranit, ndërsa kryeministri ynë jo. Berisha ngriti pikëpyetje të shumta lidhur me këtë mungesë, duke thënë se kishte dyshime se Ramën e priste FBI sapo të zbriste në aeroport. Ai shtoi gjithashtu se dinte vetëm një gjë të sigurt, që Rama i anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për takime në SHBA.

Pjesë nga fjala e Berishës

Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate. Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.

Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare. Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot. E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.

I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di. I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi. Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera. Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani.

Berisha okb Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.