Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arlind Qori zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës

20:20 / October 3, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
altin qori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arlind Qori, drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Kandidatura e tij u miratua nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arlind Qori në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të punojë për qytetarët nëse merr besimin e tyre me votë.

“Me votëbesimin e Këshillit Koordinues të Lëvizjes BASHKË dhe inkurajimin e shumë qytetarëve, do të jem kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nëse qytetarët më mbështesin masivisht, zotohem që të gjitha forcat e mia morale, intelektuale dhe fizike t’i ushtroj në dobi të tyre”, ka shkruar Arlind Qori në Facebook.

Kandidatura e Arlind Qorit është e dyta për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, pas asaj të Ogerta Manastirliut nën siglën e PS.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vijojnë negociatat për të zgjedhur një kandidat të përbashkët.

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë por dhe në 5 bashki të tjera të vendit, do të mbahen në datën 9 nëntor, sipas dekretit të Presidentit Bajram Begaj.

arlin qori kandidaturen kryetar Tirane zyrtarizon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.