Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sula: PD bojkoton zgjedhjet, nuk gjen kandidatë

19:04 / October 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashnor Sula 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha po përpiqet të bojkotojë zgjedhjet lokale të parakohshme në 9 nëntor. Sipas Sulës, kjo është një lëvizje me synimin e vetëm që lidershipi në PD të mos ndryshohet pas datës 9 nëntor.

”Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet! Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por nga shoqëria civile.De fakto, ky vendim përkthehet: Partia Demokratike po i bojkoton zgjedhjet.

Unë jam nga ata që mbroj tezën që Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja. Kujdes, Partia Demokratike po them. Të marrësh një figurë nga çdo kategori e shoqërisë dhe ta vendosësh në garën për bashkinë më te madhe dhe më të rëndësishme të vendit është djallëzore.

1- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD nuk të angazhohet asnjë strukturë e partisë në fushatë dhe praktikisht e humbe garën në tavolinë.

2- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD por nga shoqëria civile, me humbjen e garantuar lidershipi i PD po përgatit argumentin e paszgjedhjeve për të mbajtur statuskuone. ( E shikoni që nuk është problemi te Drejtuesit e PD. Edhe kandidatura nga shoqëria civile edhe të bashkuar nuk e mundim dot regjimin). Ndaj edhe pas 9 Nëntorit lidershipi nuk duhet të ndryshojë!

3-Me një kandidaturë jo nga radhët e PD, por nga shoqëria civile e propozuar nga ndonjë nga partitë e reja, defakto Partia Demokratike e humbet edhe trofeun e partisë kryesore në Opozitë. Parti kryesore e opozitës bëhet ajo që propozon kandidatin.

4-Nëse unë gaboj me tri të parat, atëherë ka diçka edhe më pesimiste: Partia Demokratike që dikur ishte frymëzim dhe me resurse njerëzore të pashterëshme tashmë nuk gjen dot një kandidaturë serioze nga radhët e veta që të mos dalë me një rezultat qesharak.

Në Partinë Demomratike, drejtuesit duhet të ishin në siklet se kë të zgjedhnin mes emrave nga radhët e veta dhe jo të shpallin thirrje publike ofrojme vend pune kandidat për Bashkinë e Tiranës. Për të mos ardhur kjo gjende kam folur dhe flas çdo ditë. Por ajo parti e ka humbur kontaktin me anëtarët, me qytetarët dhe me realitetin”.

Berisha dashnor sula Ish-deputeti i PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.