Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prostitucioni/ 1 mln € u transferuan përmes bitcoin te organizatori në Kolumbi! Rolet e shqiptarëve…

13:40 / October 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759662289 GFB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vetëm 9 muaj nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit janë nisur drejt Kolumbisë 1 milionë euro fitime nga aktiviteti i prostitucionit nga grupi që u shkatërrua 2 ditë më parë pas një operacioni shqiptaro-kolumbian  të koordinuar nga EUROPOL.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën në Kolumbi të Lucas Betancur dhe babait të tij, që konsiderohen si koka e këtij grupi kriminal, janë gjetur kode të Bitcoin, fatura të shumta të transfertave të parave që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit.

Hetimet gjithashtu kanë zbuluar disa banesa apo hotele që përdoreshin si fole për prostitucionin në Tiranë për vajzat kolumbiane. Sipas burimeve, mësohet se i njëri prej të arrestuarve, Mirel Shperdheja, është pronar i një agjencie të pronave të paluajtshme, kishte vendosur 15 banesa me Airbnb në dispozicion për prostitucionin.

Ndërsa Ilmar Gugashi, është pronari i hotelit “Alindro” në afërsi të Gjykatës së Lartë, godinë gjithashtu e përdorur në këtë aktivitet. I arrestuari tjetër Dritan Suka, komunikonte drejtpërdrejt me Lukasin në Kolumbi, ndërkohë që jepte gjithashtu banesa me qira për vajzat që shfrytëzoheshin.

Rrjet i fuqishëm i prostitucionit, i cili sillte vajza nga Amerika Latine dhe Azia në Shqipëri u shkatërrua nga një hetim i përbashkët 8 mujor. Në Kolumbi u kap kreu i rrjetit, i cili merrte peng edhe familjarët e vajzave nëse ato refuzonin të prostituonin në Shqipëri. 7 bashkëpunëtorë të tij u kapën në Tiranë, të cilët menaxhonin prostitucionin në vendin tonë dhe i transferonin fitimet në kriptovalutë. 48 vajza të huaja, të cilat u shfrytëzuan për prostitucion, po hetohen në gjendje të lirë. Autoritetet kolumbiane përveç Betancour arrestuan edhe 9 persona të tjerë.

bitcoin organizatori prustitucioni rolet transferuan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.