Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kujt i takon ligjërisht mandati i Manastirliut, Xhemal Qefalisë apo Gjylametit?

20:05 / October 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Dorëheqja e deputetes Ogerta Manastirliu, e cila vendosi të garojë për Bashkinë e Tiranës, nuk është vetëm një zhvillim politik, por edhe një test i qartë i parimit të rendit ligjor në sistemin zgjedhor shqiptar. Çështja pritet të jetë një betejë në Gjykatën Kushtetuese: Kush e merr mandatin e lënë bosh në Kuvend?

Sipas Neneve 152 dhe 153 të Kodit Zgjedhor (Ligji Nr. 10019, datë 29.12.2008, i ndryshuar):

Neni 152, pika 3: “Në rast dorëheqjeje, vdekjeje ose paaftësie për të ushtruar detyrën, vakanca e një deputeti plotësohet automatikisht nga kandidati i radhës në listën e partisë, siç rezulton nga vendimi për shpalljen e mandateve.”

Neni 153, pika 1: “Renditja e kandidatëve në listat e partisë pasqyron votën e qytetarëve dhe nuk mund të ndryshohet nga partia pas shpalljes së rezultatit.”

Ky kuadër ligjor është i qartë: mandati nuk mund të mbetet bosh, nuk mund të cenohet nga preferenca e brendshme e partisë dhe duhet të plotësohet sipas renditjes së listës që ka votuar populli.

Një precedent i njohur është rasti i deputetit Arjan Ndoja i cili fitoi të drejtën e marrjes mandatit për shkak të renditjes dhe nuk u pengua nga kuotimi gjinorë.

Megjithë ankesat dhe prerendimet e kandidates Andia Ulliri për kapërcim renditje dhe prioritet gjinor të femrave, KQZ dhe Kolegji vendosën të mos ja pranojnë sepse PD kishte plotësuar % e nevojshme për përfaqsimin e grave.

Një nga interpretimet e mundshme që mund të ngrihet është: a ndikon kuota gjinore për të përcaktuar se kush merr mandatin e lënë bosh? Në këtë rast, PS ka 19 mandate në total, por 7 janë të listës së hapur, ku janë zgjedhur dy deputete gra: Denaj dhe Xhacka.

Nëse kuota llogaritet vetëm për listën e hapur, numri minimal i grave që duhet të përfaqësohen është mbi kuotën minimale.

Rrumbullakuar poshtë, rezulton 2 gra, pra kriteri gjinor është tashmë i plotësuar me Denaj dhe Xhacka. Kjo do të thotë që mandati i lënë bosh nuk pengohet nga kuota gjinore dhe i takon automatikisht kandidatit të radhës, Xhemal Qefalia.

Ky trajtim është i ngjashëm me vendimin e KQZ për PD dhe Andia Ullirin, ku kërkesa për të ndryshuar kandidatin për shkak të kuotës gjinore u refuzua dhe mandati iu dha kandidatit të radhës sipas listës.

Analizë matematikore e kuotës dhe renditjes

Lista e hapur PS: 7 mandate

Numri i grave të zgjedhura: 2 (Denaj, Xhacka)

Numri minimal i grave sipas kuotës 1/3: 7 ÷ 3 ≈ 2.333 → rrumbullakuar poshtë = 2

Përfundimi: kuota gjinore është tashmë e plotësuar, prandaj vakanca nuk ndryshon renditjen. Gjithashtu në listën e mbyllur të PD afro gjysma e deputeteve janë gra.

Pra, çdo tentativë për t’i dhënë mandatin një kandidati tjetër, si Blerina Gjylameti, do të ishte në kundërshtim të hapur me ligjin dhe precedentët.

Dorëheqja e Manastirliut dhe plotësimi automatik i mandateve sipas listës janë më shumë se një detyrim formal. Ato:

Ruajnë integritetin e votës së qytetarëve.

Sigurojnë rendin ligjor dhe stabilitetin politik.

Parandalojnë manovrat e brendshme që mund të cënojnë besimin në institucionet demokratike.

Ligji është i prerë: vakanca e lënë nga Ogerta Manastirliu plotësohet nga kandidati i radhës në listën e PS, Xhemal Qefalia. Precedentët (Arjan Ndoja, Andia Ulliri) dhe llogaritjet e kuotës gjinore janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretime të tjera.

Gjithsesi ka ligj por ka dhe “Maliq”

Deri më sot shkopi i “Maliqit” ka treguar se bën çudira në listën e deputetve por a do mbaj KQZ dhe Kolegji Zgjedhor dy standarte të ndryshme për të njëjtat praktika?

gjylameti ligjerisht manastirliu mandati spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.