Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rutte, mesazh për takimin në Tiranë: NATO vijon të forcohet në hapësirën digjitale

10:12 / October 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1749103900 markrutte 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dërgoi një mesazh nga Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë.

“Sot tastjera është armë luftë që shënjestron shoqëritë tona. Aktorë shtetërorë e joshtetërorë punojnë kundër nesh. Në përgjigje të kësaj, NATO vijon të bëhet edhe më e fortë në hapësirën digjitale”, tha Rutte.

Ai tha se Aleanca është më e vendosur se kurrë për të forcuar kapacitetet e saj në hapësirën kibernetike dhe për të përballuar çdo kërcënim që sfidon sigurinë kolektive.

“NATO do të bëhet më e fortë në hapësirën kibernetike”, deklaroi Rutte në një video-mesazh drejtuar pjesëmarrësve të konferencës. “Mbrojtja jonë do të përforcohet dhe do të jemi më rezistentë ndaj sulmeve”

Ai theksoi se NATO disponon një rrjet unik për mbrojtje, që e vendos Aleancën në një pozitë të favorshme për të reaguar me efikasitet ndaj sulmeve kibernetike, të cilat po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe të rrezikshme.

“NATO është një aleancë e vlerave të përbashkëta, dhe reagimi ynë do të jetë gjithmonë i menjëhershëm dhe i bazuar në norma”, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm.

Në një kohë kur agresionet kibernetike janë kthyer në një mjet të përhapur i luftës hibride, Rutte tha se qëndrueshmëria dhe bashkëpunimi mes aleatëve është thelbësor.

“Qëndrojmë bashkë kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”, ishte mesazhi që ai përcolli nga Tirana, duke theksuar unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s në përballjen me kërcënimet e epokës digjitale.

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë po zhvillohet në një moment kritik për sigurinë globale, dhe roli i Shqipërisë si vend mikpritës dëshmon rëndësinë në rritje të Ballkanit në sigurinë euroatlantike.

hapesire nato Rutte Takim Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre

11:00 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.