Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

112 oficerë sigurie në shkolla, drejtori Proda: Detyra kërkon përkushtim, maturi dhe dashuri për njerëzit

18:41 / October 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
558423816 1211617054336971 3335143822711021482 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte, 112 oficerë sigurie në shkolla janë certifikuar dhe gati për t’u shpërndarë nëpër shkollat e vendit të arsimit parauniversitar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka uruar oficerët e rinj të sigurisë dhe ka theksuar se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore. Ai nënvizoi se certifikimi i 112 oficerëve të rinj të sigurisë, pas një trajnimi të plotë në Akademinë e Sigurisë, i bën ata gati të marrin përsipër një detyrë me përgjegjësi të lartë, fisnike dhe delikate: mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

Fjala e plotë

Oficerët e sigurisë nuk janë vetëm për të zbatuar mekanikisht ligjin, por edhe për të ndihmuar, këshilluar dhe edukuar. Ata janë ura lidhëse midis Policisë dhe shkollave, janë aty për të dëgjuar, për të parandaluar, për të ndërhyrë me profesionalizëm dhe për të ndërtuar besim te nxënësit, që çdo shqetësim të adresohet me mirëkuptim dhe kujdes. Detyra juaj kërkon përkushtim, maturi dhe, mbi të gjitha, dashuri për njerëzit.

Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në krahun tuaj. Që nga viti 2019, në Akademinë e Sigurisë zhvillohet kursi “Trajnimi për oficerët e sigurisë në shkollat publike”, mbi bazën e kurrikulës së miratuar. Gjatë periudhës 2019–2025 janë zhvilluar gjithsej 7 kurse trajnimi për oficerë sigurie në shkolla.

Faleminderit Akademisë së Sigurisë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe trajnerëve e instruktorëve që kanë udhëhequr me profesionalizëm procesin e përgatitjes së kësaj trupe. Kudo që të shërbeni, mbani parasysh se detyrën tuaj duhet ta shihni si një mision të përbashkët, të Policisë, shkollës, komunitetit dhe shoqërisë. Edhe pse nuk mbani uniformë policie, konsiderojeni veten si të tillë, për sigurinë e fëmijëve tanë. Vetëm së bashku mund të garantojmë që shkolla të jetë vendi më i sigurt për fëmijët tanë. Faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj!

ofiecerë police Proda SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.