Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Salla: Nisma të reja për modernizimin e sektorit bujqësor me partnerët gjermanë

15:21 / October 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
559197692 1354754973327537 6613520750133604001 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural (SRD), Mattia Wegmann. Salla tha se Gjermania është një partner i qëndrueshëm për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, ndërsa gjatë takimit u riafirmua angazhimi për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

”Diskutuam për rezultatet konkrete të arritura përmes projekteve të përbashkëta në terren, si dhe për nisma të reja që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”, tha ministri. Salla vlerësoi mbështetjen afatgjatë të qeverisë gjermane, veçanërisht përmes GIZ-it, në fusha të rëndësishme si siguria ushqimore, inovacioni bujqësor dhe forcimi i institucioneve.

Ai tha se ky partneritet mbetet thelbësor për realizimin e objektivave të Shqipërisë në kuadër të agjendës “Shqipëria 2030”. Bujqësia është një sektor kyç për ekonominë shqiptare, jo vetëm për punësimin dhe prodhimin vendas, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Në bashkëpunim me institucionet e linjës mbështetja e vazhdueshme e qeverisë gjermane, përmes projekteve të zbatuara nga GIZ, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, rritjen e kapaciteteve të fermerëve, sigurimin e cilësisë ushqimore dhe nxitjen e inovacionit në këtë fushë. Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme në terren, duke forcuar institucionet shqiptare dhe përgatitur sektorin për sfidat e integrimit evropian.

andis salla Bujqësia partnerët gjermanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.