Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lituania kryen stërvitje evakuimi

13:21 / October 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lituania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kryeqytetin lituanez, Vilnius, më shumë se 100 banorë morën pjesë në një stërvitje të jashtëzakonshme evakuimi, për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga lindja.

“Vendndodhja gjeografike e kryeqytetit është shumë afër kufirit me një nga vendet e treta, me Bjellorusinë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm,” tha Renatas Požela, drejtor i shërbimit të zjarrfikësve, Lituani.

Në këtë ushtrim, qytetarët u ngjitën në një tren evakuimi drejt qytetit të dytë më të madh të vendit, Kaunas, rreth 100 kilometra larg. Autoritetet po testojnë në praktikë se si mund të zhvendosin në mënyrë të sigurt mijëra njerëz në rast emergjence.

“Ne e kuptojmë se një evakuim i plotë i qytetit nuk do të ndodhte brenda një dite, por duhet të kemi kapacitete për të gjithë popullsinë rreth 600 mijë banorë,” tha Valdas Benkunskas, kryetar i bashkisë së Vilnius.

Në bordin e trenit, pjesëmarrësit morën udhëzime praktike. Për shumë prej tyre, ky ishte një moment për reflektim mbi pasigurinë e rajonit.

“Ne flasim për këtë çdo javë në punë, në shtëpi, duhet të jemi gati. Çfarë ndodh më pas, nuk e dimë,” tha Arminas Raudys.

“Epo, dua të marr këshilla praktike se si të sillem në rast se vjen kjo ditë e tmerrshme, shpresojmë se nuk do të na duhet kjo, por për çdo rast. Sigurisht që nuk dua të largohem nga shtëpia ime, dua të jetoj në qytetin tim. Jo, nuk dua ta bëj këtë. Por nëse kjo bëhet kërcënuese për jetën tuaj, do të evakuohen,” tha Virxhinija, pensioniste.

Stërvitja përfshinte edhe komunikimin gjatë rrugës dhe qetësimin e udhëtarëve në kushte të simulimit të krizës.

Në Kaunas, të evakuuarit u pritën nga ekipe shpëtimi dhe u drejtuan drejt strehimoreve të improvizuara, disa në palestra sportive, të tjerat në ambiente nëntokësore.

Qeveria lituaneze ka përgatitur rezerva me shtretër kampi, ushqime dhe mjete bazike.

Udhëzimet për qytetarët janë të qarta: duhet të kenë disa ditë furnizime, dokumentet e rëndësishme dhe një çantë emergjence gati në çdo moment.

Edhe komunitetet fetare janë përfshirë në planin e gatishmërisë. Në Kaunas, dhjetë kisha janë përshtatur për të strehuar banorë në rast bombardimesh apo rreziku tjetër.

“Kemi rreth dhjetë kisha që mund të akomodojnë njerëz. Jo të gjitha kanë hapësira nëntokësore, por disa mund të përdoren si strehimore të përkohshme,” tha Kęstutis Kevalas, kryeipeshkëv i Kaunasit.

Stërvitje si kjo janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në Lituani dhe në të gjithë Baltikun, një përgatitje e domosdoshme për shkak të paqëndrueshmërisë në rajon.

Incidente të shumta kanë ndodhur në vendet e kontinentit evropian gjatë muajve të fundit. Dronë të paautorizuar kanë shkelur hapësirën ajrore të Danimarkës, Estonisë, Polonisë dhe të disa vendeve të tjera, situatë e cila është konsideruar si kërcënim. Rusia është fajësuar për këto incidente, por kjo e fundit ka mohuar çdo akuzë.

Në një kohë kur lufta në Ukrainë po vazhdon të zgjatet, nevoja për të krijuar mbrojtje po rritet akoma më shumë.

evakuimi kryen Lituania Stervitje Vilnius
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.