Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rënia e euros dhe rritja e çmimeve, deputetja Tabaku: Po dëmtojnë ekonominë reale shqiptare

14:46 / October 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 2 1536x1024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit, flet një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin te rënia e euros dhe rritja e çmimeve.

”Më vjen mirë që SEPA u bë realitet më 1 tetor dhe shpresojmë që edhe Kryeministri ta ketë mësuar, pasi u ka thënë njerëzve që nisi më 1 janar”,-tha Tabaku, duke nënvizuar se opozita ka pasur ndër vite debate të sakta mbi drejtimin e ekonomisë shqiptare.

Tabaku theksoi se ekonomia po përballet me një strukturë të dobët dhe të paqëndrueshme, ku 60% e rritjes ekonomike vjen nga ndërtimi, ndërkohë që sektorët realë si industria dhe bujqësia janë në rënie. “Kjo pasqyrohet edhe në të dhënat e punësimit dhe produktivitetit. Papunësia që raportoni është nominale, sepse punësimi po zhvendoset drejt sektorëve jo produktivë”,-deklaroi ajo. Një prej shqetësimeve kryesore që ngriti Tabaku lidhej me inflacionin dhe koston e jetesës, ku sipas saj shifrat zyrtare nuk përputhen me realitetin e qytetarëve.

“Si ka mundësi që zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk janë reflektuar në produktet e shportës së konsumit? Inflacioni 2.2% nuk ndjehet në xhepat e shqiptarëve që sot harxhojnë 40% të të ardhurave për ushqime”, u shpreh deputetja demokrate.

Në fund të fjalës së saj, Tabaku rikujtoi se ka depozituar disa propozime ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e mikrofinancës, të cilat janë rrëzuar nga mazhoranca, dhe kërkoi që Kuvendi të rikthejë për shqyrtim ato nisma.

”Është koha që Parlamenti të marrë rolin e vet kontrollues dhe të mos lejojë që ekonomia shqiptare të kthehet në një laborator eksperimental ku përfitojnë pakica të lidhura me pushtetin, ndërsa shumica e qytetarëve përballet çdo ditë me rritje çmimesh, paga të ulëta dhe pamundësi për një jetë normale”.

Ekonomia Euro Qeveria tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.