Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Protesta për UÇK-në në Tiranë, e mbështet edhe Vjosa Osmani: Lufta ka qenë luftë e drejtë për liri

14:14 / October 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmaniii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte në orën 17.00, në sheshin ”Skënderbej” në Tiranë është thirrur protestë masive ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

”E mbështes këtë protestë, ashtu siç kam mbështetur çdo protestë që është thirrur për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë nuk kanë kërkuar kurrë asgjë tjetër përveç drejtësisë, drejtësisë së vërtetë dhe respektimit të parimeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe siç e dini, Kosova, më konkretisht ish-krerët që tani përballen në Hagë, pikërisht sepse kanë pasur besim në drejtësi, janë paraqitur para saj.

Tash po bëhen 5 vite pa asnjë ndryshim në drejtësinë ndërkombëtare, por ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë që parimet e mëdha të të drejtave të njeriut të respektohen dhe u japim plotësisht të drejtat e tyre sa herë ata protestojnë në kërkim të këtyre standardeve.

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, për ta mbrojtur popullin tonë dhe çliruar Kosovën nga okupimi që ka zgjatur për shekuj, dhe luftë që ka pasur mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm që sulmoheshin nga ushtria serbe”, tha Osmani para mediave.

osmani Protestë UÇK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.