Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Futboll / Ndryshojnë rregullat, nga penalltitë e prekja me dorë, tek kartonët e goli

20:56 / June 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Futboll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga sot futbolli ndryshon, futen në fuqi rregullat e reja të aprovuara në mars në mbledhjen e 133 të International Board të Fifa. Nuk bëhet fjalë për një revolucion, por disa gjëra do të pësojnë modifikime: rregulla të reja që janë në fuqi për Botërorin e U20 e që deri në 25 qershor do të përfshijnë vetëm kompeticionet e Fifa e pas tyre, me nisjen e turnit paraeliminator të Champions, do të shtrihen edhe në ato Uefa. Sa për sqarim, finalja e mbrëmjes mes Liverpool e Tottenham do të luhet me rregullat “e vjetra”. Ja çfarë ndryshon dhe si.

PREKJA ME DORË DHE GOLI

Vullneti nuk do të jetë më kriter: cilido gol i shënuar me një prekje me dorë, edhe në mënyrë të pavullnetshme, nuk do të vlerësohet.

SULMUESIT E BARRIERA

Për të evituar një sjellje të gjykuar anti-sportive, sulmuesit duhet të qendrojnë të paktën një metër larg barrierës kundërshtare. Në të gjitha drejtimet.

RINISJA E TOPIT

Në rinisjen nga fundorja, topi nuk duhet të dalë më nga zona për tu luajtur: portieri mund ta pasojë topin edhe brenda zonës, por sulmuesi kundërshtar mund të ndërhyjë vetëm pasi të jetë bërë pasimi i parë.

FAULLI ME DORË

Faulli me dorë do të sanksionohet nëse është i vullnetshëm.Por nga sot do të dënohet gjithnjë cdo prekje me dorë nëse krahu është në lartësinë e supeve ose përtej e në cdo rast kur krahu është larg trupit e në pozicion jo natyral.

POZICIONI I PORTIERIT NË RAST PENALLTIE

Nga sot portieri pmund të spostojë një këmbë përtej linjës së portës. Var mund të ndërhyjë për të përsëritur penalltinë në rast pritje, nëse të dy këmbët do të rezultojnë përtej linjës së portës në momentin e goditjes.

KARTONA EDHE PËR TRAJNERËT

Edhe për trajnerët në pankinë futet në fuqi rregulli i kartonëve: në fillim i verdhi e pastaj i kuqi. Kur përjashtohesh rekomandimi është gjithnjë skualifikimi për ndeshjen e ardhshme.

ARBITRI NUK BËN ‘MË’ LOJË

Deri më sot nëse topi përplasej me arbitrin loja vazhdonte. Nuk do të jetë më kështu: në rastin në të cilin prekja e arbitrit favorizon një asist ose edhe një gol për skuadrën tjetër, loja do të ndalohej. Në zonë topi është gjithnjë i portierit.

ZËVENDËSIMET MË TË SHPEJTA

Nuk do të jetë më e nevojshme të dalësh nga mesi i fushës në rast zëvendësimi. Për të fituar kohë lojtarët duhet të dalin jashtë në anën më të afërt.

NUK DO TË JETË MË TOPI I DISKUTUESHËM

Nga tani, arbitri duhet të përcaktojë se kush do ta riluajë topin e kundërshtari duhet të qendrojë në distancë prej katër metrash.

Futboll tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Francë-Spanjë/ “La Roja” në festë, Yamal fiton penallti dhe Oyarzabal e shndërron në gol

21:41 / July 14, 2026

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

21:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.