Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia miraton ligjin që lejon deri në 13 orë pune në ditë

10:39 / October 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 17 093849
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas debatit të gjatë në parlament, Greqia ka miratuar një ligj të ri që lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë, raporton tgcom24.

Qeveria konservatore e ‘Demokracisë së Re’ e përshkruan këtë vendim si një reformë që synon të ofrojë “punë të drejtë dhe fleksibël për të gjithë”. Nga ana tjetër, sindikatat e vendit e kanë cilësuar masën si një legalizim të “skllavërisë së paguar.

Ligji i ri, i nënshkruar nga ministrja e Punës Niki Kerameos, parashikon që punonjësit në sektorin privat mund të punojnë deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës, në mënyrë vullnetare dhe për një periudhë që nuk kalon 37 ditë në vit. Orët shtesë do të paguhen me një shtesë prej 40%.

Një ligj i mëparshëm, i miratuar dy vjet më parë, lejonte punë 13-orëshe vetëm nëse punonjësi kishte dy punëdhënës të ndryshëm.

Edhe pse sindikatat organizuan dy greva të përgjithshme për të kundërshtuar reformën, mazhoranca parlamentare e partisë në pushtet votoi në favor të saj. Demonstratat në qytetet kryesore u zhvilluan nën parulla që e përshkruanin këtë nismë si “kthim në Mesjetë” për të drejtat e punëtorëve.

Sipas Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, ky ligj cenon shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, si dhe prish balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale.

Greqi Ligj miratim ore Pune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.