Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Liria e Kosovës u fitua me gjak”, ish-presidenti Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për ish-krerët e UÇK-së

17:57 / October 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1760714967 alfredmoisiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mesazh të fortë në protestën pro UÇK-së në sheshin ”Skëndërbej” e dha edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, duke i cilësuar luftëtarët e UÇK-së si burra të drejtë dhe guximtarë. Për të liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por e fituar me gjak.

”Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut”,-tha Moisiu.

Nga ana tjetër, Moisiu kujtoi vizitën në Hagë më 29 shtator 2022, së bashku me ish-presidentët Meidani, Topi, Pacolli dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, ku patën takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Moisiu tha se këta burra ishin të qetë, të vendosur dhe të gatshëm të sakrifikojnë për pastrimin e luftës së drejtë të UÇK-së.

Gjatë fjalës, Moisiu përmendi mbështetjen që UÇK-ja ka pasur nga NATO dhe SHBA gjatë luftës, si dhe rolin e dëshmitarëve amerikanë që sipas tij po vërtetojnë pafajësinë e ish-drejtuesve të UÇK-së në gjykatë. Po ashtu nënvizoi se janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qelat e errëta serbo-ruse.

“Liria e Kosovës nuk është dhuratë, por është fituar me gjak, sakrifica dhe vendosmëri. Nuk mund të pranojmë që të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë të vuajtur. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së! Liri për drejtuesit e UÇK-së! Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

Alfred Moisiu UÇK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.