Edhe pse PD nuk mori pjesë në protestën pro UÇK-së, një deputet ishte aty.
Pasi theu urdhrin e Sali Berishës për të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së që u mbajt në Tiranë, deputeti demokrat Bujar Leskaj është fotografuar nën shoqërinë e “rivalëve” socialistë Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu.
Ai shfaqet krah dy socialistëve dhe disa personave të tjerë. Më herët ai dha një koment për pjesëmarrjen e tij, dhe për protestën.
“Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin, me Rexhep Selimin dhe të tjerët.
Unë nuk jam udhëheqësi i PD, unë jam deputet i PD së Vlorës. Jam deputet i labëve, ka tre hyrje Labëria, fillon nga fshati im, Drashovica. Te shtëpia e gjyshit tim. Pavarësisht se disa nga këta patronazhistët e Ramës unë kam antipatinë më të thellë, nuk i pëlqej”.
