Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot mbahet ”Maratona Fan Run”, rrugët që do të bllokohen

08:34 / October 18, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1760765364 vrapues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të shtunë nis aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e shtetit bëri publike planin e masave që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban brenda kryeqytetit. Eventi më i madh sportiv do të zhvillohet të dielën më 19 tetor dhe do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit.

Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona Fan Run”, të organizuar nga Bashkia Tiranë, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në krah me instalacionin “Reja”, në datën 18.10.2025 nga ora 09:00 deri në orën 11:00.

    1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

    Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.

    Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

    Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

    Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    1.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

    Linja Nr. 1/A “Selitë Kristal Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe I/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri” “Myslym Shyri” “Ibrahim Rugova” bulevardi “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

    Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

    Linja Nr. 3 “Kashar – Yzberisht – Qendër” devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora” – rruga “Mine Peza” – mrruga e “Durrësit”.

    Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” -rruga “Fortuzi” – ruga e “Durrësit”.

    Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardin “Zogu I”- rruga “Fortuzi” – rruga e “Durrësit”.

    Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” – rrugën “Ismail Qemali” – bulevardin “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit”.

    Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – bulevardi “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

    Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).

    Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

    Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – Rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

    Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” rruga “Mine Peza” – Unazë – rruga “5 Maji”.

    Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Willson”.

    Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e ““Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOВ).

    Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

    1.3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

    maratona rrugët Tiranë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

    Postime te ngjashme

    Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

    13:40 / February 10, 2026

    Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

    13:22 / February 10, 2026

    Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

    13:17 / February 10, 2026

    Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

    12:48 / February 10, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    © 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
    • Kontakt
    • Politikat e privatesise

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.