Një shoferi autobusi që po transportonte tifozët e basketbollit të Pistoias u godit për vdekje nga një tullë gjatë një sulmi nga tifozët e ekipit kundërshtar. Ngjarja e rëdë u regjistrua të dielën dhe viktimë mbeti 65-vjeçari Raffaele Marianella.
Ai humbi jetën kur autobusi që transportonte tifozët e Pistoias u sulmua nga tifozët e Rieti Sebastiani. Sipas raportimeve, një tullë u hodh në automjet, duke goditur Marianellën, i cila nuk ishte në timon në kohën e incidentit, por ishte ulur në sediljen e pasagjerit pranë kolegut të tij.
Incidenti ndodhi në autostradën A2, pak jashtë qytetit qendror italian, ndërsa autobusi po nisej pas ndeshjes, e cila përfundoi me fitoren e Pistoias 88-73. Policia ka marrë në pyetje disa tifozë të Rietit si pjesë e hetimit për shkakun e saktë të vdekjes së shoferit.
“Ky është një sulm tronditës. Është e papranueshme që dikush të humbasë jetën në këtë mënyrë”, tha Ministri i Sportit i Italisë, Andrea Abodi. Prokurori i Rietit, Paolo Auriemma, tha se është hapur një hetim për “vrasje me dashje”.
