Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Kumbaro: Aplikimet për kreditë studentore përmes portalit e-Albania deri më 5 nëntor

15:45 / October 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
politekniku universiteti tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë publik mund të përfitojnë nga skema mbështetëse e kreditimit studentor duke aplikuar përmes platformës e-Albania. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se studentët kanë afat për të aplikuar deri më 5 nëntor.

“Ministria e Arsimit ka krijuar një mekanizëm lehtësues për të gjithë studentët që kanë nevojë të mbështeten financiarisht në mbulimin e kostove të studimeve. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për kredi studentore deri në datën 5 nëntor, online përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për Kredi Studentore””, tha Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se studentët nuk kanë pse të sakrifikojnë studimet e tyre për shkak të kostove, kur ka zgjidhje. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë fton studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, të cilët nuk janë subjekt i përfitimeve prej akteve të tjera, që mbështesin studentin me bursa, mbështetje financiare apo përjashtime nga tarifat, dhe nuk ndjek një program të dytë studimi, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve.

Kostoja e studimeve përfshin, tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës, e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me VKM nr.113 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.

Studentët mund të aplikojnë deri më 5 nëntor nëpërmjet portalit “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Aplikim për Kredi Studentore”, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme. Studentët duhet të ngarkojnë këto dokumente; vërtetim që studenti është regjistruar dhe studion në një institucion të arsimit të lartë (dokument orgjinal), vërtetim notash dhe dëftesë pjekurie.

e-Albania kumbaro studentë Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.