Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manastirliu me banorët e Njësisë 9: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

19:02 / October 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 10 23 at 18.52.02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9. Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare.

Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare. “Tirana 2030 fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbërta, të pastra, me më shumë jetë komunitare, çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja”, tha Manastirliu, duke vënë theksin te rëndësia e rikthimit të hapësirave publike në shërbim të njerëzve.

Programi Rilindja Urbane 2.0, siç u shpreh Manastirliu, synon ta kthejë çdo hapësirë të çliruar në një vend për komunitetin, për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe të rinjtë. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, në çdo rrugë dhe biznes të zonës, Manastirliu u ndal me ta për të ndarë ide konkrete për përmirësimin e lagjes, nga ndriçimi publik e deri te shtimi i gjelbërimit dhe hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit.

Takimi në Njësinë 9 shënoi një tjetër ndalesë në turin e takimeve me komunitetet e Tiranës, ku Manastirliu po ndërton dialogun qytetar që do të udhëheqë kapitullin e ri të zhvillimit urban e social të kryeqytetit.

ogerta manastirliu PS Tirane zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Protestat e dhunshme në Tiranë/ Arrestohen 3 protestues, procedohen penalisht 18 të tjerë/ Vendosen 44 gjoba

11:47 / November 15, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.