Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fotot nga dasma përrallore e trashëgimtarit të “Givenchy”

22:59 / October 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DahyeSeanDeGivenchy sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trashëgimtari i familjes së famshme të modës “Givenchy”, Sean Taffin de Givenchy, dhe bashkëshortja e tij Dahye Jung, kanë ndarë për herë të parë fotot nga dasma e tyre madhështore, e cila u zhvillua në gusht në Paris.

Ceremonia, e cilësuar nga “Vogue” si një nga më elegantet e vitit, u mbajt në Bazilikën Sainte-Clotilde, ndërsa nusja u shfaq me një fustan të punuar me porosi nga dizajneri Andrew Kwon, të kombinuar me një vello katedrale dhe këpucë “Manolo Campari”.

“Vizioni im ishte klasik, i përjetshëm dhe padyshim parisien”, tregoi Dahye për “Vogue”, duke zbuluar se kishte përgatitur një “vision board” me mbi 100 slajde për planifikuesen e dasmës.

“Daily Mail” shkruan se, dasma ishte kulmi i një feste tre-ditore, që përfshinte një darkë luksoze në “La Fontaine Gaillon”, një brunch elegant në hotelin “Le 5 Particulier” dhe një festë madhështore në Le Pavillon Dauphine St Clair.

image 37

Në mesin e të ftuarve ishin anëtarët më të afërt të familjes Givenchy, përfshirë dizajnerin e njohur të bizhuterive James Taffin dhe të afërmen Stella de Givenchy.

Ndërkohë, vëllezërit e dhëndrit, Lucas dhe Matthew de Givenchy, ishin kumbarët e ceremonisë.

Çifti u njoh në Universitetin McGill në Montreal në vitin 2018 dhe u fejuan në New York, ku zhvilluan edhe një ceremoni civile më herët këtë vit.

Dahye, për respekt ndaj trashëgimisë së bashkëshortit, mbante një çantë Givenchy, si homazh për emrin që ka lënë gjurmë në historinë e modës.

Kjo ngjarje, që ka mahnitur botën e modës dhe rrjetet sociale, është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si “Dasma e vitit”, një kombinim perfekt i elegancës, luksit dhe dashurisë franceze.

image 38

dasma fotot givenchy moda trashegimtari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.