Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”S’kishte idiotësi më të madhe”, Mediu: Opozita humbi 9 mandate si pasojë e heqjes së koalicioneve

15:43 / October 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatmir Mediu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PR, Fatmir Mediu duke analizuar atë që pritet nga komisioni i posaçëm i reformës elektorale, tha se opozita humbi 9 mandate nga formula e zgjedhjeve të 11 majit. Nga ana tjetër, Mediu tregoi në mënyrë të detajuar se si PD dhe partitë aleate mund të maksimizonin rezultatin ditën e zgjedhjeve.

”Ne kemi humbur 9 deputetë. Pyetja e parë që shtrohet është si mund t’i kem këta 9 deputetë pjesë dhe sa kam e sa mund të shtoj që të fitoj zgjedhjet. Ajo që u shkatërrua në 2017 ishte për shkak të mos kuptimit në PD, u bë një reformë zgjedhore skandaloze e imponuar nga Edi Rama pas marrëveshjes ku u tha që të gjitha partitë do të jenë nën logon e PD. Nuk kishte idiotësi më të madhe elektorale. Do të thotë që të gjitha ato mundësi elektorale që kishte PR, PAA apo partitë e tjera nulizoheshin.

Në 2009, 2013 koncepti i bashkëpunimit opozitar ishte jo vetëm koalicioni, por përfshirja e disa drejtuesve në listat e PD në mënyrë që këta të maksimalizonin votat e listave në qarqe. Edi Rama jo pa qëllim në 2020, ndryshoi Kushtetutën në mënyrë skandaloze duke hequr koalicionet.

Po të ishim në koalicion këto 9 mandate do të ishin dhe do të kishte një unifikim më të mirë të forcave opozitare. Nëse do të ishte ai sistem atëherë ne do të kishim 140 kandidatë të PD, 140 të PR, 140 të PAA, mbi 1400 kandidatë pra, 1400 aktivistë që do të punonin për të ruajtur votat. Këtu do të ruhej vota, sepse ai që kandidon vetë do të luftojë me këdo kriminelë e patronazhistë, për të mbrojtur votën”,-tha Mediu në ”News 24”.

9 mandate Fatmir Mediu Opozita zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.