Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

77 gjoba gjatë 24 orëve! Sekuestrohen edhe 130 monopatina

15:18 / October 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monopatina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit. Blutë bëjnë me dije se janë vendosur 77 gjoba për shkelje të Kodit rrugor, mes tyre parakalime të gabuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo përdorim telefoni gjatë drejtimit. Gjatë këtyre kontrolleve ata bëjnë me dije se kanë sekuestruar 130 monopatina/motomjete elektrike. Pavarësisht vendimit për t’i ndaluar monopatinat përkohësisht, ato vijojnë të qarkullojnë. 3 ditë më parë dy persona që po drejtonin monopatinat mbetën të aksidentuar.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik potencial për aksidente rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të ndryshme si:

kalim të menjëhershëm nga një karrexhatë në tjetrën;

parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar;

drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit;

mosrespektim të vendkalimeve për këmbësorët.

Për këto shkelje, janë vendosur 77 masa administrative, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në pika të ndryshme të kryeqytetit, me fokus zonat me fluks të lartë qarkullimi.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në përdorimin e monopatinave elektrike, është dhënë prioritet kontrolleve për drejtuesit e këtyre mjeteve, me qëllim garantimin e lëvizjes së sigurt dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Përgjatë 24-orëve janë sekuestruar 130 monopatina/motomjete elektrike.

Gjoba monopatina Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.