Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjergj Nika, demokrati “i zemëruar” i Vlorës, ngel jashtë garës edhe nga KAS

19:52 / October 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1749628296 kas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele, ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për tu regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.

Anëtarët e KAS, argumentuan, se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat e ligjit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Sipas arsyetimit të KQZ, ligji shqiptar nuk e njeh vetëshpalljen kandidat, ndaj duhet Komiteti Nismëtar, edhe pse Nikës, për shkak të mandatit si këshilltar, nuk do t’i duhej të mblidhte firmat e 1% të zgjedhësve të Vlorës.

KAS ju referua në vendimmarrjen e tij, një vendimi të Kolegjit Zgjedhor të vitit 2023, i cili kishte refuzuar të regjistronte si të pavarur një kandidat për këshilltar në bashkinë e Sarandës, pikërisht se ai, një lloj si Nika, nuk kishte regjistruar në KQZ një Komitet Nismëtar, duke besuar se gëzimi i një mandati si i zgjedhur lokal, mjaftonte.

Nika nuk u regjistrua në shkallën e parë administrative nga Komisioneri Celibashi, vendim që u konfirmua edhe nga KAS. Gjithsesi, Kolegji Zgjedhor është mundësia e tij e fundit.

“Provojeni fatin në Kolegj”-tha relatori Ilir Rusmali.

“Kolegji evoluon se është trupë e re nga ajo e 2023, por jo ne”,-përmbylli ai mbledhjen.

demokrati gjergj nika KAS vlores zemeruar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.