Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia e akuzon kryetarin e burgosur të Stambollit për “spiunazh politik”

10:40 / October 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 27 094721
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë turke ka lëshuar një tjetër fletarrestim zyrtar për kryetarin e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nën dyshimet për “spiunazh politik”, raportoi media shtetërore Anadolu më 27 tetor.

Imamoglu, një rival kyç i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që gjendet në burg që nga marsi dhe po pret gjykimin për akuzat për korrupsion, në korrik u dënua për një tjetër vepër, atë të fyerjes dhe kërcënimit ndaj prokurorit kryesor të Stambollit.

Ai mohon të gjitha akuzat ndaj tij.

Imamoglu e mohoi akuzën e fundit ndaj tij gjatë paraqitjes në gjykatë të dielën dhe përmes një deklarate të lëshuar nga burgu.

“Një shpifje, gënjeshtër dhe komplot i tillë nuk do t’i kalonte nëpër mendje as djallit”, u tha në deklaratën e tij të publikuar në X. “Po përballemi me një turp që nuk mund të përshkruhet me fjalë”. Agjencia Anadolu raportoi se një gjykatë në Stamboll lëshoi fletarrestimin gjatë natës për Imamoglun dhe dy të tjerë, përfshirë Merdan Yanardag, kryeredaktorin e kanalit televiziv, Tele1.

Ky kanal, që është kritik ndaj Qeverisë, u mor nën kontrollin e shtetit të premten, pasi u akuzua për spiunazh.

Sipas vendimit të fundit gjyqësor, Imamoglu akuzohet se është përfshirë në korrupsion për mbledhjen e fondeve për kandidaturën e tij për president dhe për spiunazh, përkatësisht për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, tha Anadolu.

Qindra anëtarë dhe të zgjedhur të subjektit kryesor opozitar, Partisë Popullore Republikane (CHP) të Imamoglut po përballen me një sërë akuzash për korrupsion, akuza që cilësohen si të motivuara politikisht.

CHP-ja i mohon akuzat për korrupsion, duke i cilësuar si një përpjekje të Qeverisë për të shmangur kërcënimin zgjedhor ndaj Erdoganit, akuza që mohohen nga Qeveria turke.

Politik spiunazh stamboll Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.