Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fondacioni Soros në grupin e punës? Projektligji për barazinë gjinore, opozita: Pasoja fatale për familjen

14:16 / October 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761652541xwhatsapp image 2025 10 28 at 125354 873
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë prezantoi projektligjin “për barazinë gjinore” këtë të martë në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Relatori i opozitës, Zija Ismaili, u shpreh kategorikisht kundër kalimit të ligjit dhe kërkoi që nenet e tij t’i nënshtrohen një referendumi kombëtar.

“Ka një shqetësim shumë të madh nga komunitetet fetare dhe shoqata të ndryshme për këtë projektligj. Prek shumë elementë të shoqërisë dhe të jetës shqiptare. Nëse miratohet pasojat do të jenë fatale. Ndryshimet janë drastike, me pasoja të parikuperueshme mbi familjen. Anulimi i koncepteve natyrore të nënës dhe babait zëvendësohen nga terma si “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve. Debati mbi gjinitë e shumëfishta ka çuar në polarizim mes njerëzve dhe rrit tensionet shoqërore. Pasojat e këtij ligji bien mbi sportin. Ky fenomen thellon pabarazinë gjinore në sport. Nëse miratohet do të na krijojë probleme në ushtri. Kërkojmë tërheqjen dhe nëse do të jetë e mundur të kalohet në një referendum kombëtar”, tha Ismaili. Eduart Shalsi, përfaqësues i maxhorancës në komision, tha se ky projektligj nuk synon të rregullojë asgjë tjetër përveç barazisë gjinore.

Ndërsa Denada Seferi, zv.ministra e Shëndetësisë, e cila e prezantoi projektligjin në vend të ministres Evis Sala, tha se ky projektligj është një detyrim i Bashkimit Europian për Shqipërinë. “Grupi i punës është ngritur në shkurt 2024. Ky ligj nuk parashikon gjini, por barazinë mes burrit dhe gruas. E ka të shkruar qartë në çdo nen se çfarë do të thotë gjini. Nuk ka të bëjë me çështjet biologjike me përcaktimin e gjinisë. Nuk është e vërtetë që kemi përcaktuar gjini të shumëfishtë. Kemi të përcaktuar gjininë më vete dhe përkatësinë e shumëfishtë më vete. Do të thotë që kemi një zonjë që jeton në fshat, një zonjë që është rome, mund të jetë me aftësi të kufizuara, apo pabarazi të tjera. Këtu nuk flasim në asnjë vend as për transgjinorë, nuk flasim as për ndërhyrje kirurgjikale, nuk flasim as për martesat, as për familjen as për cenimin e familjes”, tha Seferi.

Kryetari i Komisionit, Bardh Spahia, akuzoi prezantuesit se po tentojnë të fusin konceptin e vetëdeklarimit nëpërmjet këtij projektligji. “A ka qenë organizata e Shoqërisë së Hapur, shoqata që kanë promovuar agjendën LGBT, apo shoqata të tjera, që kanë qenë pjesë e grupit të punës? Nëse po, pse është mbajtur i fshehtë grupi i punës?”, pyeti Spahia.

“Gjithçka që ka të bëjë me gjininë, ka të bëjë me termat burrë dhe grua, që janë të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë. Grupi i punës është përbërë nga drejtori të Ministrisë së Shëndetësisë, nga përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, etj. Në këto takime ka marrë pjesë edhe Avokati i Popullit. Takimet që janë bërë me shoqërinë civile kanë qenë të hapura. Nuk kemi rekorde kush kanë marrë pjesë. Komunitetet fetare nuk kanë qenë të përfshirë. Nuk e kemi menduar të arsyeshme”, tha zv.ministrja. “Jo”, shtoi ajo sa i përket pjesëmarrjes së Fondacionit Soros në grupin e punës.

Barazia Gjinore soros
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.