Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kodi i ri Penal, Lamallari e Ibrahimaj: Mbrojtje ekonomisë reale dhe investimeve

12:47 / October 29, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
573846fe ef86 449e b159 7a9d640ad413 696x463 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj morën pjesë në një tryezë konsultimi me shoqata të biznesit për të diskutuar draftin e ri të Kodit Penal që po përgatitet.

Në nisje të takimit, njofton ministria e Drejtësisë, ministri Lamallari tha se synimi final është të kemi një Kod të ri Penal që i mbijeton kohës dhe që adreson të gjitha shqetësimet dhe dinamikat e krijuara në ekonomi e jo vetëm.

“Ne synojmë të jetë një Kod afatgjatë që i mbijeton kohës. Nuk është diçka që hartohet sot për sot dhe pastaj ta rishikojmë pas disa kohësh. Duhet të jetë një Kod që të garantojë mbrojtjen e ekonomisë reale dhe sipërmarrjes së lirë, biznesit dhe investimeve. Kjo bëhet e mundur falë ndërveprimit me ju”, tha Ministri i Drejtësisë.

Në vijim ai theksoi se me Kodin e ri ne duhet të krijojmë një standard tjetër dhe të dëshmojmë se jemi vend i denjë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, teksa renditi dhe disa nga çështjet që lidhen me krimin ekonomik. Sipas tij Ministria e Drejtësisë në këtë proces ka vetëm rol koordinues dhe mbështetës, si dhe të sigurojë që ky proces të jetë sa më gjithëpërfshirës. Me rëndësi tha Lamallari, është që mos ngelet asnjë aktor pa u dëgjuar e pa u përfshirë.

“Edhe nga përvoja ime e mëparshme jam i njohur me dinamikat e fundit që lidhen me krimin ekonomik, duke përfshirë këtu sofistikimin e tij, metodat e ndryshme që lidhen me evazionin fiskal, kontrabandën, abuzimet me tregun financiar, kriptomonedhat, falimentimet fiktive e duke përfshirë këtu edhe pastrimin e parave. Fatmirësisht tani Shqipëria nuk është më në listën gri të “Moneyval”. Kjo nuk është për të qenë me euforik, por përkundrazi për të krijuar një standard dhe për të dëshmuar që jemi një vend i denjë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”, tha Lamallari.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se përmes këtij procesi duhet të vendosim pikat mbi “i”, të krijojmë më shumë drejtësi për të gjithë dhe të lemë më pak hapësirë për interpretime. Në vijim të fjalës së saj ajo renditi disa nga çështjet që lidhen me biznesin dhe që parashikohet të adresohen në Kodin e ri Penal.

“Kodi i ri Penal parashikon disa komponentë që lidhen me ambientin e biznesit, parashikon komponentë që lidhen me tatimet, me doganat, me konkurrencën, me abuzimin me pozicionin e monopolit apo marrëveshjeve për unifikimin e çmimeve, me marrëdhëniet e punës, me proceset e falimentit dhe me proceset e parandalimit të pastrimit të parave. Qëllimi është që ne të kemi në radhë të para një përafrim të direktivave të Bashkimit Evropian, por edhe të vendosim pikat mbi “i”, ku Kodi të krijojë më shumë transparencë dhe të lerë më pak hapësirë për interpretim dhe të krijojë më shumë drejtësi për të gjithë ne”, tha Ibrahimaj.

Tryezat e Konsultimit Publik për Kodin e ri Penal do të vijojnë në javët dhe muajt e ardhshëm me të gjitha grupet e interesit. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që ky proces të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparent dhe në finale të kemi një Kod Penal modern e të certifikuar nga Brukseli.

Ekonomia Ibrahimaj investimet Kodi i ri Penal lamallari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.