Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngritja e komisionit hetimor “McGonigal”, Çuçi: Kuvendi i Shqipërisë nuk ka juridiksion për të hetuar procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane

20:55 / October 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cuci 1761851255 bledicuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngritja e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal, është duke u diskutuar në Parlament.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka deklaruar se nuk mund të ngrihet, pasi sipas tij Kuvendi i Shqipërisë nuk ka juridiksion për të hetuar procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane.

Çuçi tha tha se për McGonigal, çështja është hetuar dhe gjykuar në SHBA.

“Nuk ka asnjë akuzë ndaj asnjë zyrtari shqiptar. Çfarë ka kërkesa? Kërkesa ka ish-agjentin e FBI-së, dy zyrtarë të supozuar në afera për të favorizuar McGonigal, dhe kryeministrin Edi Rama. Le ti marrim me radhë, për të treguar se nuk ka një çështje. E para, Kuvendi nuk ka kompetencë në lidhje me shtetasin McGonigal. Kushtetuta përcakton saktë që Komisionet Parlamentare janë instrumente të kontrollit parlamentar mbi kontrolle ndaj institucioneve shqiptare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në rastin konkret, cështja McGonigal është hetuar dhe gjykuar në SHBA.

Ish-agjenti është dënuar nga një gjykatë federale amerikane për veprimet e kryera në shkelje të ligjeve të SHBA dhe jo të Shqipërisë. Në asnjë dokument zyrtar, të hetimeve amerikane, nuk ekziston asnjë akuzë ndaj ndonjë zyrtari shqiptar. Prandaj Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore dhe as juridiksion për të hetuar një proces penal të mbyllur tashmë nga drejtësia amerikane. Kuvendi nuk mund të kthehet në një tribunal që rishikon vendimet gjyqësore të huaja apo që heton veprimet e një shteti të huaj në juridiksionin e një shteti tjetër. Një veprim i tillë do të krijonte një precedentë të rrezikshëm Kushtetutës dhe do të cenonte themelet e shtetit. Le të shohim shkeljet e supozuara të zyrtarëve shqiptar që gjoja kanë favorizuar McGonigal. Po i marr me radhë.

Në kërkesë citohet: McGonigal kërkoi që të kihen në kujdes kompanitë ruse. Këtu është një lloj autogoli, sepse ai e paska thënë vetë që ai paska dhënë një këshillë të drejtë që pasuritë kombëtare mos bien në duart e biznesmenëve rus. Nëse ka një ndryshim mes qeverisë Berisha dhe Rama, sa i pëket vendburimeve të naftës, ka të bëjë me mënyrën sesi janë dhënë ato, me procedurë të hapur ndërkombëtare.

Nga mbrojtja kombëtare nga çdo influencë e huaj, qeveria Rana qysh në vitin 2016, pa hyrë në skemë akoma McGonigal, ka miratuar ndryshime në ligjin për hidrakarbure. Për shkak të sigurisë kombëtare, Ministria mund të refuzojë apo ndryshimet”, tha Çuçi.

cuci drejtesia amerikane komisioni mbyllur McGonigal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.