Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim

11:04 / October 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekstradim 750x423 1.jpeg 1024x577 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 33-vjeçar, është ekstraduar ditën e sotme, 31 tetor, nga Italia në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I riu, është dënuar në vitin 2023 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 4 vite heqje lirie, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 33-vjeçari organizoi kultivimin me bimë narkotike të një sipërfaqe toke që është pronë publike në fshatin Krastë, Krujë. Ai bashkëpunoi së bashku me tre persona të tjerë, por tentativa e këtij krimi u parandalua që në fazë fillestare.

Të riut i ka mbetur dhe rreth 1 vit burgim për të vuajtur.

“Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 33 vjeç, të lindur në Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.

Në vitin 2021, shtetasi E. G., në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me 3 shtetas, për të përgatitur një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare.

Më tej, gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të implikuar në këtë rast, Policia gjeti 240 fidanë Cannabisi, 1 armë zjarri me municion dhe mjete që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike.” njofton policia.

ekstradohet kanabisi Kruje kultivim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.