Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shuhet Fatos Nano, Malaj kujton momentet më të vështira dhe domethënëse të liderit socialist

17:31 / October 31, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761927920x31 tetor ditari pasites ora 16 00 frame 13736 619
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave, Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano. ”Është ditë e trishtueshme se ishte lider dhe një politikan i një stofi ndryshe që shqiptarët e donin. Ajo që do të vlerësoja në profilin e Nanos ishte vizionar, ishte i qartë se ku donte të shkonte Shqipëria në sfidat pas ’97-ës. Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm se ristrukturoi PS-së e modernizoi dhe në profilin e tij do të jetë lideri që do të kujtohet gjithmonë për shpirtin demokratik dhe strukturimi i PS ishte sfida më e madhe pas viteve ‘90. U bë një ekip që mori përsipër ristrukturimin. Shqipëria nuk ka parti komuniste se u bë strukturim i mirë i PS dhe njerëzit e gjetën veten atje dhe nuk e kishin imediate të krijonin parti. Modernizimi shpirti demokratik e liberal i bëri bashkë të majtët që të merrnin përgjegjësinë për të qeverisur vendin pas ’97-ës”, tha Malaj.

Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fatos Nanos, Malaj rrëfeu momentet e tij më të vështira, mësimet politike që ka marrë prej tij dhe dallimet mes një lideri si ai dhe Berishës. ”Momenti më i vështirë ka qenë kur u bllokua votimi i ministrave, për shkak të grindjeve brenda PS-së. Atë ditë Nano më dha një mësim politik. Pse politika në Shqipëri është vështirë? Këdo që takonte nga socialiste u drejtohej si institucion dhe në fund më tha e kupton pse është i vështirë ky vend? Se çdo njeri e konsideron veten institucion e njihte psikologjinë e politikanëve dhe njerëzve, por kishte shpirtin e tij dhe nuk kishte armiq të përhershëm.

Në kryesi kemi pasur një debat dhe Ilir Zela ishte duke debatuar me shpirtin kritik dhe situata u ç’tensionua kur Nano ndërhyri dhe i tha; Ilir ne jemi të dënuar të punojmë bashkë edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin Kishte gjithmonë atë hapësirën se njeriu duhet të ndjehej të vlerësohej prapë. Jo si në partitë e tjera politike. Në atë kohë gazetarët kishin një konkluzion ku dallonte stili i Nanos me të Berishës nëse berisha të zbret nga autobusi edhe nëse kalon prapë nuk të merr kurse po të zbrit Nano rri aty se e vjen të merr prapë. Gjenin filozofinë e thjeshtë për të bërë dallimin”.

Sipas tij Nano është i fundmi lider që lejonte debatin dhe garën me votë. Malaj thekson se Nano kishte ambicie por e pranonte realitetin edhe kur u tërhoq nga ambicia e tij për president. Ai vlerësoi liderin socialist edhe për faktin se nuk u hakmor pas daljes nga burgu, por kërkonte paqen socialiste.

”Kam mësuar shumë nga të bërit politikë nga Nano. Sapo doli nga burgu në mbledhjen e grupit parlamentar, disa socialistë mendonin se lideri i PD duhet të jepte llogari, dhe unë mendova që Nano do të gjente rastin për t’u hakmarrë, por ajo që Nano tha ishte shumë domethënëse; ju më keni mitizuar mua dhe unë dua të ç’mitizohem. Nëse më thoni fut në burg liderin e opozitës unë nuk krijoj mite të tjera që të mbetem pjesë e grindjeve dhe situatave të vështira. Ato vuajtje i kam mbajtur unë në kurriz ne duhet të sjellim paqe sociale”,-tha Malaj.

Arben Malaj fatos nano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.