Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Toka po thith më shumë dritë se më parë”, ekspertët japin alarmin për pasojat

12:51 / November 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
toka sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra kërkimore Langley e NASA-s ka zbuluar se hemisfera veriore po errësohet më shpejt se ajo jugore, ndryshim ky që pritet të ndikojë tek reshjet dhe modelet e motit.

Ekspertët shpjegojnë se normalisht, ekziston një simetri mes dy hemisferave të planetit: Ato reflektojnë pothuajse të njëjtën sasi të dritës së diellit mbrapsht në hapësirë. Çka në vetvete është e çuditshme, sepse gjysma veriore ka më shumë tokë, më shumë qytete dhe më shumë ndotje.

Kjo duhet të çojë në një sasi drite të reflektuar më të lartë sesa gjysma jugore, e cila duke qenë kryesisht oqeanike, është shumë më e errët dhe thith më tepër rrezatim.

Por studimi I fundit i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, tregon se ky ekuilibër po zhduket, çka mund te ketë efekte shkatërruese për klimën. Autorët e studimit, shkencëtare të Qendrës Kërkimore Langley të NASA-s, të cilët analizuan 24 vjet vëzhgime nga misioni CERES, zbuluan se tani, po ndodh e kundërta: Hemisfera veriore po e thith më shpejt dritën se ajo jugore.

Ajo po errësohet. Ky ndryshim në ekuilibrin e energjisë së Tokës mund të përshpejtojë sipas tyre ngrohjen globale, sepse nëse planeti ynë, si çdo objekt tjetër thith më shumë dritë, temperatura e tij rritet.

Këto ndryshime sipas ekspertëve, mund të ndikojnë tek reshjet e për rrjedhojë edhe tek modelet e motit për dekadat e ardhshme.

alarmi ekspertët pasojat toka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.