Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministrja Sala: Drejt një sistemi shëndetësor më cilësor

10:58 / November 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3294
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës këtë të martë, më 4 nëntor, ku ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit për pacientët me trauma shëndetësore, si dhe investimet e kryera në infrastrukturë e pajisje mjekësore.

“Modernizimi i Spitalit të Traumës, specifikisht të bllokut operator, aq i rëndësishëm në rastet e traumave shëndetësore, sidomos atyre urgjente dhe pajisja e tij me aparatura mjekësore inovative përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë për pacientët”, u shpreh ministrja Sala.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në bllokun operator janë instaluar pajisje të avancuara për Neurokirurgjinë dhe Kirurgjinë e Përgjithshme, që mundësojnë ndërhyrje sa më pak invazive dhe me saktësi maksimale. 

Gjithashtu, kabinetet ambulatore të ORL-së, Okulistikës dhe Neurokirurgjisë janë pajisur me aparatura diagnostikuese të reja, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit për pacientët.

Spitali Universitar i Traumës mbetet struktura e vetme spitalore që ofron shërbim të specializuar për traumën dhe politraumën në nivel kombëtar. Numri i pacientëve që marrin shërbim në këtë spital është në rritje të vazhdueshme, përfshirë edhe shtetas të huaj. Aktualisht, në SUT trajtohen mbi 62 mijë raste urgjente çdo vit.

SUT ofron shërbime të specializuara në fusha të ndryshme, që përfshijnë ortopedinë, kirurgjinë e traumës, kirurgjinë e përgjithshme, neurokirurgjinë, si edhe shërbime të ORL-së, okulistikës dhe kirurgjisë maksilofaciale. Krahas tyre, spitali ofron gjithashtu trajtime në sëmundjet e brendshme, reanimacion, imazheri, farmaci, konsulta ambulatore dhe fizioterapi, duke garantuar kujdes të plotë multidisiplinar për pacientët me trauma dhe politrauma.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Spitali Universitar i Traumës ndodhet në proces rikonstruksioni, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe kushteve të punës e akomodimit, për të garantuar një mjedis më funksional dhe bashkëkohor, që i përgjigjet më mirë rritjes së vazhdueshme të kërkesës për trajtime të specializuara dhe cilësore.

Ministrja rikonstruksion sala Spitali i Traumës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.