Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akti Normativ për rishikimin e buxhetit, ministri Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

11:15 / November 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3295
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka deklaruar këtë të martë, më 4 nëntor, se Akti Normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2025 i jep mbështetjen e duhur sistemit të mbrojtjes për të forcuar kapacitetet operacionale dhe për të nisur prodhimin vendas të pajisjeve ushtarake.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu shkruan: “Akti Normativ i jep Buxhetit të Mbrojtjes 2025 mbështetjen e duhur për të forcuar kapitalin njerëzor dhe gjithë kapacitetet operacionale, për të nisur prodhimin e armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake ‘MADE IN ALBANIA;, si dhe për të financuar projektet në infrastrukturën kritike.”

Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili shpjegoi një ditë më parë detajet e ndryshimeve gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, në kuadër të rishikimit të tretë të buxhetit të shtetit për këtë vit, Ministria e Mbrojtjes do të përfitojë një rishpërndarje prej rreth 1.9 miliardë lekësh, në mbështetje të Forcave të Armatosura dhe nevojave të tyre operacionale.

Nga kjo shumë, sipas shpjegimeve të ministrit Vengu:

339 milionë lekë do të përdoren për operacione dhe misione jashtë vendit, për rritjen e gatishmërisë operacionale të forcave si dhe për mbështetje të Spitalit Universitar të Traumës;

619 milionë lekë do të shkojnë për forcimin e kapitalit njerëzor, që përfshin personelin ushtarak dhe civil të sistemit të mbrojtjes;

Ndërsa 56 milionë lekë do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës kritike ushtarake.

Akti Normativ mbrojtja Ministri Vengu rishikimi i buxhetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.