Gati 2 mijë fluturime në SHBA u anuluan ose u vonuan të premten pasi linjave ajrore iu tha të ulnin trafikun gjatë mbylljes së qeverisë. Fluturimet vendase në 40 nga aeroportet më të ngarkuara të vendit do të preken, ndërsa zyrtarët përpiqen të lehtësojnë presionin mbi kontrollorët e trafikut ajror.
Aeroportet janë përballur me mungesën e kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët ose po marrin leje shëndetësore ose po nisin punë të dyta, pasi ushtrojnë funksionet pa pagesë gjatë mbylljes së qeverisë federale. Disa nga linjat ajrore më të mëdha amerikane po i sigurojnë klientët se do të jenë në gjendje të marrin rimbursime të plota për fluturimet e anuluara. Por qytetarët janë të lodhur nga grindja politike që po u vështirëson jetën.
“Mbyllja e qeverisë është e tmerrshme dhe ka ndikuar në udhëtimin tim. U zgjova këtë mëngjes pa e ditur nëse mund të merrja fluturimin për në Kaliforni apo jo. Shpresoj që republikanët do të vijnë në vete dhe do të negociojnë me demokratët për të rihapur qeverinë, dhe ata do të ndalojnë të gjitha marrëzitë dhe mizorinë e tyre të tmerrshme ndaj njerëzve, do të sillen me dinjitet dhe do të kujdesen për të gjithë njerëzit në Shtetet e Bashkuara”, tha Michael Timinston, ish-punonjës federal.
