Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Forcimi i lekut, shton blerjet e euros në treg

19:32 / November 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eur forex market news 88f0e11859
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tatëpjeta e monedhave të huaja përballë lekut, nga njëra anë po shton rezervën valutore, e në tjetrën po dëmton thesarin pasi po mblidhen më pak të ardhura nga sa ishin planifikuar.

Për shkak të shtimit të blerjeve të euros në treg nga Banka e Shqipërisë, për të frenuar një tkurrje edhe më të fortë, pra për të mos rënë më poshtë se 96 lekë, vlera më e ulët për këtë vit, rezerva valutore ka arritur në shifra të tjera rekord.

Referuar të dhënave zyrtare në fund të shtatorit të këtij viti rezerva valutore arriti në 7.2 miliardë euro, rreth 1.4 miliardë euro më shumë se në shtatorin e kaluar. Pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se deri në shtator janë blerë 800 milionë euro për të frenuar rënien e monedhës evropiane.

Pjesa dërrmuese e rezervës valutore mbahet në letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro, më pas janë depozita e monedha 1.3 miliardë euro si dhe 317 milionë euro shufra ari.

Rezerva aktivizohet në kohë të vështira, krizash apo pasigurish, dhe përdoret si për të shlyer borxhin në valutë, për të garantuar furnizim nga importi apo për të  siguruar stabilitet në kursin e këmbimit. Me kaq rezervë valutore vendi arrin të mbulojë të paktën 7.3 muaj importe.

Por, forcimi i Lekut po dëmton arkën e shtetit, pasi po mblidhen më pak para nga sa ishin planifikuar. Ministria e Financave thotë se gjatë këtij viti do të mblidhen 2 miliardë e 267 milionë euro nga TVSH-ja (neto), ose 100 milionë euro më pak se plani fillestar për shkak të efektit negativ të kursit të këmbimit. Ndërsa si periudhë 9- mujore nga TVSH-ja në import u mblodhën 70 milionë euro më pak vetëm prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.

REZERVA VALUTORE

Shtator 2024        5,862 mln euro

Gusht 2025         7,269 mln euro

Diferenca          +1,407 mln euro

SI MBAHET REZERVA VALUTORE?

Tituj borxhi                 5,312 mln euro

Depozita/monedha      1,333 mln euro

Shufra ari                       351 mln euro

SDR                               243 mln euro

blerjet Euro forcimi lekut treg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.