Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Aksi Milot-Balldren, Rama u përgjigjet sulmeve: Bërtet hajduti, kapni hajdutin. Do e bëjmë me PPP sepse nuk kemi…

18:54 / June 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama per milot balldren
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lezha, ku po prezantohet kandidati për kryetar të kësaj Bashkie, Pjerin Ndreu, kreu i qeverisë ka folur edhe për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, për të cilët është sulmuar së fundmi dhe akuzuar për vjedhje.

Para mbështetësve të PS, Edi Rama tha se ky është një sulm si çdo sulm tjetër që sipas tij i është bërë në çdo punë që ka nisur, ndërsa shtoi se kjo autostradë do të jetë e para autostradë europiane me standard A.

“Do bëjmë aksin Milot-Balldren, ju e njihni si autostrada e vdekjes, ne do ta rindërtojmë totalisht nga e para.

Nuk e di a e keni ndjekur kur më pyesin ca është kjo Milot- Balldren… është pjesë e aksit të korridorit blu, një aks strategjik për zhvillim turistik jo vetëm për Lezhën por gjithë Shqipërinë, dhe këtë segment ne do ta ndërtojmë vetë sepse koha nuk pret, ndërkohë që në projektet e Berlinit është prioritet dhe do të financohen ca pjesë të tjera”, u shpreh Rama.

“Do ta ndërtojmë vetëm, do ta ndërtojmë shpejt, për 30 muaj  dhe do ta paguajmë për 13 vjet, me PPP, siç thonë ata vjedhje. Se ku është vjedhja tani, kur një privat do financojë me një kapital të vetin që shteti nuk e ka, dhe pastaj vit pas viti qeveria do ta shlyej, patjetër se nuk bëhet për bamirësi.

Do jetë e para autostradë evropiane e standardit A me të gjitha parametrat, edhe rruga e Kombit vetëm një pjesë e ka standard A.

Do të ketë tre korsi nga njëra anë e tre nga ana tjetër, por edhe korsi emergjence edhe dy rrugë të tjera. Do ketë dy ura, një mbi Mat e një mbi Drin, 6 mbi dhe nënkalime, 2 tunele… ky është projekti.

Sa e thamë që do filloj, na e hodhën në fyt, vjedhje-vjedhje… po si ka mundësi, që të kem bërë një punë të vetme dhe të mos kem dëgjuar këtë fjalë, vjedhje-vjedhje?!

Kurdoherë që flitet për një punë, kudo ku nis një punë, dhe për çdo gjë që lidhet me punën, për ta është vjedhje, dhe ju them se ka vetëm një mundësi… është mallkimi që i lanë këtij vendi me ato rrugë që i filluan dhe i shqepën dhe i lanë rrugëve… për ata të punosh do me thënë të vjedhësh, dhe mesa duket kurrë s’e kanë nisur një punë pa menduar “ca do vjedhim këtu”, se nuk ka mundësi ndryshe.

Janë fiks si shprehja: hajduti bërtet kapni hajdutin”, iu përgjigj kështu Rama sulmeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026

Kumbaro: “Smart City” do të rrisë sigurinë në shkolla, teknologjia do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve

14:58 / July 16, 2026

Rama: Me Smart City nuk do të ketë më makina të djegura pas krimeve, inteligjenca artificiale do të parandalojë ngjarjet

14:54 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.