Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prezantimi i projektit “OSHEE Charge”, Balluku: Energjia është në vend të parë si kontributor në investimet e huaja

11:32 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3512
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vlerësuar progresin e arritur në sektorin energjetik, duke e cilësuar liberalizimin e tregut dhe ndarjen e operatorëve si një proces të suksesshëm që ka sjellë rritje të transparencës dhe eficiencës. Në fjalën e saj, Balluku theksoi se energjia mbetet sot kontribuuesi kryesor në investimet e huaja direkte në vend, me një rritje prej 52% vetëm në këtë sektor, ndërsa në atë të nxjerrjes rritja ka arritur në 162% krahasuar me pesë vite më parë. Sipas saj, këto zhvillime tregojnë rolin kyç që energjia po luan në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

“Avancimi në liberalizimin e tregut, ndarjen e operatorëve, kanw qenë një proces i gjatë që kemi bërë sëbashku në 2019, me shumë pikëpyetje si do t’ia dilnim me kompanitë e ndara. OSHEE sot është kompania mëmë, kemi krijimin e kompanive të tjera. Sipas raportit-progres është shënuar edhe në eficencën e energjisë.

Ky progres është fryt i një pune të përbashkët, rritjes së transparencës. Përveç vlerësimit që na bën krenar ky është një moment për të bërë bilanc, atë të kontributit real të energjisë në zhvillimin e vendit. Do t’i referohesha një raporti të BSH, sa i përket kontributit të energjisë në investimet e huaja. Energjia është në vend të parë si kontributor në investimet e huaja në vendin tonë, i dytë është sektori i nxjerrjes.

Të dy portofol të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 16 miliardë euro investime të huaj në vendin tonë janë më shumë se një dekadë më parë.

Për të mos lënë asnjë derë të hapur për retorikë, jemi rritur me 52% në investime të huaja vetëm në sektorin energjetik. Sot në sektorin e nxjerrjes kemi një kontribut që shkon 162% se pesë vite më parë”, tha Balluku.

belinda balluku Prezanzimi projektit zëvendëskryeministrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.