Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg, që nga 21 tetori, si një “makth”, do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore.
Gjykata ia ka ndaluar Sarkozisë që të ketë kontakt me ministrin e Drejtësisë Gérald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit, një takim që kishte provokuar kritika, kryesisht nga gjyqtarët.
Sarkozi do të largohet nga burgu Santé në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës. Sipas arsyetimit të prokurorit, Damien Brinet, “serioziteti ekstrem i ngjarjeve dhe ashpërsia e dënimit nuk duhet të merren parasysh”. “Vetëm kriteret e nenit 144 të Kodit të Procedurës Penale janë të rëndësishme”.
